Vendimi i kancelares Merkel/ Bundesliga një hap pas, ndeshjet kthehen pa tifozë

29/10/2020 01:12

Gjermania kthehet pas dhe mbyll dyert e stadiumeve për tifozët e ndeshjeve të Bundesligës. Agjencia kryesore gjermane e shtypit DPA, raportoi se si pjesë e një plani të përgjithshëm të masave kufizuese kundër infeksionit me koronavirus, duke filluar nga nëntori, ndeshjet e Bundesligës do të zhvillohen pa praninë e publikut.

Ky është një vendim i përfshirë në mbylljen e përgjithshme të projektuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel për të qetësuar situatën nga pandemia deri në në periudhën e Krishtlindjes. Deri më tani, liga gjermane e futbollit kishte marrë miratimin për tifozë deri në 20% të kapacitetit të stadiumeve, por jo të gjitha klubet e kishin aplikuar.

Skuadra më e titulluar dhe ajo me më tepër tifozë, Bayern Munchen uk e kishte rihapur Allianz Arena për tifozët. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka urdhëruar që nga e hëna e 2 nëntorit të gjitha ngjarjet sportive profesionale, futbolli në radhë të parë, do të kthehen të zhvillohen me dyer të mbyllura, pra pa praninë e spektatorëve.

Njoftimi vjen pasi kurba e infektimit nga Covid-19 në Gjermani vazhdon të rritet. Vetëm këtë të mërkurë ka pasur 14.964 raste të reja. Kjo i detyron autoritetet të marrin masa, përfshirë këtë në lidhje me sportin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA