Sulmi terrorist në Francë, reagimi i Metës: Solidarizohem me popullin dhe presidentin francez! Dënoj me forcë sulmin

29/10/2020 17:28

Pas sulmit terrorist në Nisë të Francës ku mbeten të vdekur tre persona, ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Në postimin e tij në ‘Facebook’, Meta u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Kreu i shtetit e ka dënuar me forcë sulmin dhe se solidarizohet me popullin mik francez dhe presidentin Macron.

Postimi:

“Shumë i tronditur nga sulmi i sotëm terrorist në Nisë.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve.

Dënoj me forcë sulmin dhe solidarizohem me popullin mik francez, Presidentin Macron, si dhe me autoritetet franceze në përballje me këto akte barbare që synojnë të mbjellin frikë e terror.”

Top Channel