Sulmet në Francë/ Identifikohet punonjësi i kishës në Nice si një nga viktimat

29/10/2020 21:19

Një nga tre viktimat e sulmit të dyshuar të terrorit në qytetin francez të Nice është identifikuar si 45 vjeçari Vincent Loques, kujdestar i objekteve të bazilikës Notre Dame.

Sulmuesi i preu kokën Loques dhe vrau gjithashtu dy gra në kishë. Vrasësi i aramtosur me thikë u qëllua më pas për vdekje nga policia, ndersa autoritetet kanë hapur një hetim terrorizmi.

Sulmuesi është emëruar si emigranti tunizian 21-vjeçar Brahim Aoussaoui.

Viktimës së parë, që gjithashtu iu pre koka, ishte një grua e moshuar që kishte ardhur në kishë për t’u lutur.

Pas saj Aoussaoui sulmoi Loques, dhe më pas qëlloi një tjetër grua që tentoi të largohej por vdiq disa metra më larg në rrugë.

Kryebashkiaku i Nice, Christian Estrosi tha se sulmuesi thërriti shpesh ‘Allahu Akbar’” kur ishte shtrirë i plagosur nga plumbat e policisë.

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se do të dyfishojë numrin e ushtarëve të dislokuar për mbrojtje nga sulmet terroriste.

Vendimi i Macron dhe pak pas dislokimit të 3,000 deri në 7,000 ushtrarëve disa orë para sulmeve.

Vrasjet e vënë Francën në alarm të lartë mes tensioneve të ripublikimit të karikaturave të Profetit Muhamed nga revista satirike Charlie Hebdo.

Vrasjet ndodhën pranë vendit ku në 2016 kur një tjetër ekstremist sulmoi me kamion njerëzit në festën e Ditës së Bastijës.

FOTO GALERI
1/3
Policia para bazilikës Notre Dame

Top Channel