Shkarkime të reja gazi metan zbulohen në Arktikun rus

29/10/2020 21:44

Një burim i ri shkarkimesh të gazit metan është zbuluar së fundmi në Oqeanin Arktik pranë Siberisë Lindore, duke sugjeruar shtim të rrezikut të shkaktuar nga ngrohja globale, raportonte e perditshmja britanike Guardian.

Shkencëtarët zbuluan gazin e fuqishëm me efekt serë, të dilte në pluska të mëdha në thellësinë 350 metra në detin Laptev. Një nga pikat e monitorimit tregonin se përqendrimi i metanit ishte 400 më i lartë se sasia normale për ekui8librin ajër-det.

“Zbulimi i shkarkimeve të këtyre hidrateve është i rëndësishëm dhe i panjohur deri tani”, tha studiuesi Igor Semiletov, në bordin e anijes kërkimore ruse Akademik M. Keldysh, pjesë e një ekspedite studimi ruso-suedeze.

“Në këtë moment nuk ka gjasa që kjo të ketë një impakt  madhor në ngrohjen globale, por mund të jetë celsi i aktivizimit të procesit”, tha studiuesi suedez Örjan Gustafsson.

“Ky sistem hidratesh metani në lindje të Siberisë tashmë është ngacmuar dhe procesi do të jetë në vazhdim”, shtoi ai.

“The Guardian” raporton se  rrymat e ngrohta Atlantike  në nxitura nga ndryshimet klimatike mudn të jenë shkaku i nisjes së shkarkimit të gazit metan në atmosferë.

Arktiku llogaritet se po ngrohet rreth dy herë më shpejt se çdo vend tjetër në tokë dhe sipas raportimeve ende nuk ka ngrirë për sezonin e dimrit.

Zbulimi mund të jetë burimi i tretë i shkarkimeve të gazit metan në pjesët e cekëta të detit Laptev.

Studiuesit shtuan ase zbulimet e tyre konsiderohen paraprake deri në analizimin e të dhënave të mbledhura në terren dhe vlerësimin e plotë të tyre.

FOTO GALERI
1/3
Gazi i fuqishëm me efekt serë dilte në pluska të mëdha në thellësinë 350 metra në detin Laptev

Top Channel