SHBA, tejkalon 233 mijë numri i të vdekurve nga Covid-19

29/10/2020 16:48

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 233.157, prej të cilëve 1.056 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 84.059, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.123.229.

Ndërkaq, në mbarë vendin deri më tani janë shëruar mbi 5 milionë e 934 mijë të infektuar ndërsa numri i testeve të kryera ka arritur në mbi 140 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 934.813 raste të konfirmuara, i cili pasohet nga Kalifornia me 920.805 raste dhe Florida me 790.426 raste.

Ndërkohë numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.621 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 8.41 milionë raste dhe Brazili me mbi 5 milionë e 469 mijë.

Top Channel