Rreth 100,000 persona infektohen me koronavirus çdo ditë në Angli, thotë një studim

29/10/2020 10:09

Britania e Madhe ndodhet ne nje “gjendje kritike” me 96 mije infektime ne dite sipas studiuesve te Imperial College ne Londer, te cilet kerkojne marrjen e masave me te ashpra per te luftuar koronavirusin.

Afërsisht 100 mije britanik po infektohen çdo dite sipas te dhënave te nje studimi survejues te autorizuar nga qeveria britanike  te cilat sugjerojnë se Britanai po shkon drejt nje vale te dyte pandemie e cila do rivalizoje denjësisht  valen e pare ne pranvere.

Projekti REACT-1 sugjeron se 96 mije veta janë infektuar çdo dite përpara 4 ditësh dhe sipas studiuesve eshte ceshtje javesh,

Kur Britania do te kapërcej nivelet e infektimit ne ditët me te errëta te pandemisë ne muajin mars dhe prill. Sic dihet infektimet e pranverës çuan ne minimalisht 40 mije viktima ne valen e pare te përhapjes se koronavirusit

Sipas këtij studimi te Imperial College ne Londër infektimi dyfishohet  çdo nënte dite dhe mendohet se ne javen e pare te nëntorit, infektimet ne Britani mund te kapin shifrën e 200 mije vetëve te infektuar me virusin vdekjeprurës.

Te merkurën shifra e te vdekurve ne Britani ishte 310 vete.

Studimi i cili ka gjasa te shtoje presionin ndaj administratës se Kryeministrit Boris Johnson  per karantimin kombëtar , sugjeron se shkalla e infektimit ne Londer është ne nivelin 3, i cili konsiderohet si i frikshëm nga shkencëtaret britanik. Mendohet se ritmi i infeksionit tashme është me i larte ne jug te Anglise ndryshe nga disa jave me pare.

Momentalisht strategjia e qeverise britanike është kundër mbylljes kombëtare si ne France apo Gjermani, por gjendja ne pavijonet e spitaleve britanike do te jete me gjasa faktori vendimtar ne ndryshimin e vendimit  për kalimin e Britanisë ne Lockdown te ngjashëm me ate te pranverës.

Top Channel