“Rafineria nuk është e shtetit”/ Rama-naftëtarëve: Pa mbyllur grevën nuk ju’a qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës!

29/10/2020 11:53

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish brenda pak minutave për naftëtarët në Ballsh.

Rama sqaron se i ka ftuar në negociata pasi nuk është qeveria që e ka shkaktuar hallin e tyre.

Por megjithatë, kreu i shtetit thekson se në momentin që ndalohet greva ai do ulet të bisedojë me të: Ideja se punonjësit e një kompanie private mund të bëjnë grevë kundër qeverisë për detyrimet e sipërmarrësit privat është e gabuar. Ju nuk e doni daljen në asistencë dhe e mirëkuptojmë, por ju’a përsëris, pa mbyllur grevën nuk ju’a qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës!

Rama në twiiter

Edhe njëherë: Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë, sepse nuk kemi asgjë për të negociuar pasi qeveria as nuk e ka shkaktuar hallin tuaj, as nuk trashëgon mbi vete problemin e krijuar nga kompania private! Rafineria nuk është e shtetit. Ju lutem na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë!

Ideja se punonjësit e një kompanie private mund të bëjnë grevë kundër qeverisë për detyrimet e sipërmarrësit privat është e gabuar. Ju nuk e doni daljen në asistencë dhe e mirëkuptojmë, por ju’a përsëris, pa mbyllur grevën nuk ju’a qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës!

 

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/10/29/te-dashura-motra-greviste-te-ballshit-rama-serish-apel-mos-u-genjeni-nga-krokodilet-qe-lotojne-per-ju-po-ju-presim/

Top Channel