Kryedemokrati Lulzim Basha u pyet nëse do t’i çojë në SPAK akuzat e tij se qeveria po fsheh shifrat e Covid-it, si infektimet ashtu edhe viktimat.

“SPAK s’ka nevojë t’i coj unë faktet, më thoni kush prej jush nuk ka dëgjuar për raste infektimesh që nuk raportohen nga qeveria dhe raste vdekjesh? S’kam ndërmend të fshihem pas gishtit apo të lejoj SPAK të fshihet pas gishtit. Paratë po vidhen, shëndetësia është në kolaps . Të hapin gojët ose të hapin kraun se s’janë aty për të përpirë taksat e shqiptarëve”, tha Basha.

Më tej shtoi:

“Të mbyll gojën unë kur shqiptarët vdesin trotuareve? Opozita i mori paratë për tamponet? Ata janë kapur me presh në duar duke vjedhur dhe i lënë njerëzit të vdesin rrugëve, i lënë mjekët në mëshirë të fatit”.

Top Channel