“Përplasje” për vaksinën/ Manastirliu “nxehet” me Gjonin: Thuaj të vërtetën, Shqipëria do të financojë për vaksinë të sigurt

29/10/2020 13:18

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i është drejtuar me tone të ashpra deputetit Ralf Gjoni, sa i përket komenteve të tij për situatën e Covid dhe vaksinën.

Manastirliu është shprehur se vaksina që do të vijë në vendin tonë do të jetë e sigurt dhe e lincensuar.

“Një shprehje ndërsa shumica punojnë ka nga ata që konspirojnë. Gjoni është nga ata që konspirojnë marrëveshja që ky parlament garanton është që kur të jetë vaksina do të jetë efikase dhe e sigurt kur të jetë pranuar edhe vaksinat e Modernës, të gjitha vaksinat, Covax është një instrument që financohet në të gjitha vendet. Shqipëria do të financojë për vaksinën e sigurt. Informohuni mirë përpara se të dezinformo. Pandemia ka sjellë lodhje. Asgjë nuk do të vi në vemdin tonë po u siguruar. Është e turpshme gjërat që thoni, ka njerëz që i kanë sytë nga televiziori”, tha Manastirliu.

Ndërsa në debat është përfshirë edhe deputeti Halit Valteri, i cili i ka dalë në mbrojtje ministres së Shëndetësisë.

“Po dëgjojmë njerëz që tallen me këtë flamë, ndërsa ne kemi humbur jetën e të afërmve. Zonja ministre një faleminderit për gjithçka që bëni dhe të gjithë mjekëve. Nuk ka vend për të dezinformuar opinionin, mos bëjmë politikë me jetën. Nuk mund të thotë se kjo sëmundje nuk ekziston. Mblidhni mendjen sepse shqiptarët kanë nevojë për mbështetje. Ju lutem mos hani kot atë që nuk thuhet,” tha Valteri.

Top Channel