Pas lindjes së djalit/ Arbana Osmani tregon sekretin për të qëndruar në formë (FOTO)

29/10/2020 16:35

Pak ditë më parë, moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Në jetë erdhi Dielli.

Pas lindjes së vogëlushit, Arbana vendosi që me ndjekësit e saj në rrjetet sociale të ndante disa fotografi ku tregonte linjat trupore.  Ndërkohë së fundmi, moderatorja ka vendosur që t’i përgjigjet interesit të ndjekësve të saj se si ka arritur të ketë këto linja vetëm pak ditë pas solli në jetë vogëlushin.

Arbana ka zbuluar disa këshilla që ka ndjekur gjatë pritjes së ëmbël, si për shembull duke ngrënë shëndetshëm, pasi doktori i kishte thënë se nuk duhej të shtonte më tepër se 8 deri në 10 kilogramë. Më tej, Arbana shprehet se tashmë po ndjek një regjim ushqimor që përfshin shumë fibra dhe proteina, pak karbohidrate, duke eliminuar ëmbëlsirat.

“Absolutisht asnjë aktivitet fizik përveç dy fëmijëve që duan vëmendjen time”, shkruan moderatorja e njohur në një postim të saj në “Instastory”.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA