Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ne një mbledhje urgjente te kabinetit ka deklaruar se prej se premtes do te shpalle masa te reja për përballimin e valës se dyte te koronavirusit, që sipas tij është me rrezikshme dhe agresive se ajo qe filloi ne muajin mars.
Pas te dhënave te 24 orëve te fundit dhe pas konsultimeve me ekspertet, Mitsotakis ka thëne se prej ditës se sotme Selaniku, Rodhopi dhe Larisa hyjnë ne zonën e kuqe me rrezikshmëri te larte te nivelit 4, pra ne atë te një karantine lokale.
Kjo nënkupton qe mbyllen perkohesisht disa prej bizneseve dhe shërbimeve publike, me përjashtim te shkollave, supermarketeve dhe dyqaneve te shitjes me pakice.
Pamjet e radhëve kilometrike ne Selanik mëngjesin e se enjtes per një “rapid test” falas kane bere xhiron e mediave greke, ndërsa specialistet kujtojnë se ky qytet qe tashme hyn ne karantine ne fillim te tetorit kishte vetëm 7 raste ne dite, ndërsa orët e fundit gati 400.
Kreu i qeverise greke ka deklaruar se nesër do të shpalle një plan të ri veprimi njëmujor, pa hyre ne detaje te hollësishme.
“Ne tani e dimë se cilat aktivitete ekonomike shkaktojnë një përhapje të shpejtë të virusit dhe cilat jo, kështu që ne do te hartojmë planin tonë për muajin e ardhshëm me të dhënat reale, të cilat i kemi në dispozicion”- ka thëne ai duke shtuar se qëllimi kryesor mbetet ende, shmangia e një karantine kombëtare.
Sipas te dhënave te përditshme Greqia është ne një nivel me te kënaqshëm se vendet e BE. “Por ne baze te parashikimeve dhe shifrave jemi vetëm 2 deri në 3 javë prapa asaj që vendet e tjera evropiane po përjetojnë sot, ndaj është e detyrueshme te marrim masa urgjente ,qe te shmangim presionin mbi sistemin shëndetësor qe tashme është më i madh se kurrë, për të parandaluar më të keqen dhe për të shpëtuar jetën e njerëzve”– ka thëne kryeministri grek.
Greqia numëron rreth 35000 raste dhe mbi 610 viktima nga covid-19 ndërsa numri i personave qe trajtohen ne spitale është me shume se 1000, prej tyre 108 ndodhen ne terapi intensive.
Top Channel