Kroaci/ 18 viktima dhe 2.776 raste të reja me COVID-19

29/10/2020 10:51

Në 24 orët e fundit në Kroaci u regjistruan 2.776 raste të reja me koronavirusi dhe 18 humbje jete.

Mbrojtja Civile e Kroacisë njoftoi se numri i rasteve aktive arrin në 14.031. Mes tyre, 985 pacientë janë në spital, nga të cilët 71 janë në respiratorë.

“Që nga 25 shkurti i vitit 2020 kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci janë regjistruar 43.775 raste me koronavirus, nga të cilët 511 humbën jetën, 29.233 janë shëruar, nga të cilët 1.463 në 24 orët e fundit”, njoftoi Mbrojtja Civile.

Aktualisht 21.592 persona janë në vetëizolim. Deri më tani 475.994 persona janë testuar, nga të cilët 9.679 në 24 orët e fundit.

Top Channel