Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar të enjten për 284 persona të infektuar me koronavirusin e ri.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një viktimë nga koronavirusi. Numri i testeve të bëra është 1058, ndërsa janë shëruar këto 24 orë edhe 72 pacientë. Rastet aktive ndërkohë janë 2.869.

Situatë ndërkohë është shqetësuese edhe në vendet e tjera të rajonit. Autoritetet Shëndetësore në Bosnje dhe Hercegovinë të enjten raportuan për 1903 persona të infektuar nga koronavirusi i ri dhe 21 viktima. Edhe në Kroaci janë raportuar shifra të larta të të infektuarve. Gjatë 24 orëve të fundit Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile tha se me koronavirus janë konfirmuar 2.776 raste të reja.

Në këtë vend janë regjistruar edhe 18 viktima 24 orët e shkuara duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 511.

 

Top Channel