Kore e Jugut, konfirmohet dënimi me burg për ish-presidentin

29/10/2020 14:53

Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut sot mbështeti dënimin me burg prej 17 vitesh për ish-presidentin Lee Myung-bak për akuza të korrupsionit.

Sipas Agjencisë së lajmeve Yonhap, Gjykata e Lartë ka mbështetur vendimin me burg prej 17 vitesh dhe një gjobë prej 13 miliardë juan (10.9 milionë dollarë amerikanë) në shkurt.

Lee Myung-bak 78-vjeç, i cili drejtoi vendin nga viti 2008 deri në vitin 2013 u akuzua në prill 2018 me 16 akuza penale, përfshirë përvetësimin në lidhje me kompaninë e pjesëve të automjeteve DAS dhe marrjen e ryshfetit, tha agjencia e lajmeve.

Gjykata vendosi se Lee ka zhvatur 25.2 miliardë juan (22.25 milionë dollarë) nga kompania DAS dhe pranoi ryshfet në total prej 9.4 miliardë juan (8 milionë dollarë).

Lee ka mohuar bindshëm akuzat duke pretenduar se rasti ishte i motivuar politikisht.

Top Channel