Mbetet e paqartë situata prej COVID-19 te Lazio. Ndaj Club Brugges në Belgjikë për sfidën e raundit të dytë në grupet e Championsit, bardhekaltrit zbritën në fushë pa gjysmën e ekipit dhe pa një pjesë të mirë të titullarëve të cilët logjikisht janë prekur nga COVID-19, megjithatë klubi bardhekaltër ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare për të konfirmuar rastet e futbollistëve të prekur me koronavirus.

Para ndeshjes ndaj Club Brugges takim në të cilin Lazio mori një barazim 1-1, foli para mediave, drejtori sportiv Igli Tare, i cili la të kuptohet se për momentin po presin përgjigjen e tamponëve, dhe nëse mund të konfirmohen të gjitha rastet pozitive, Lazio mund të kërkojë edhe shtyrjen e ndeshjeve të ardhshme.

“Na kalon në mendje ideja, por duhet të presim më parë të gjitha verifikimet e tamponëve dhe të premten do të bëjmë përmbledhjen e të gjithë kësaj situate që po kalojmë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA