“Deti”, si do të shkohet në Hagë/ Mediat greke: Athina shpall zgjerimin me 12 milje dhe pastaj apelohet në Gjykatë

29/10/2020 19:53

Marrëveshja mes Athinës dhe Tiranës për të apeluar së bashku në Hagë për përcaktimin e kufijve detare ,përveç se është një mesazh ndaj Ankarasë ,konsiderohet më e rëndësishme edhe se marrëveshjet që nënshkroi Greqia me Italinë dhe Egjiptin për ZEE-deklarojnë burime qeveritare për versionin elektronik të gazetës “Proto thema”.

Sipas shpjegimeve të një prej ministrave të qeverisë Mitsotakis për gazetën, janë dashur 6 muaj negociata me kryeministrin Rama ,por edhe me presidentin shqiptar Meta si dhe me kreun e opozitës Basha, në mënyrë që të gjithë të ishin dakord me këtë zgjidhje.

“Pas faktit se Shqipëria është ndoshta vendi më miqësor me Turqinë –nënvizon ministri ne fjale, duhet theksuar se ka rëndësi që Ankaraja nuk e ka shtyrë Tiranën të kundërshtojë rrugën e zgjidhjes në gjykatën ndërkombëtare.

Ndërkohë sipas të njëjtave burime në fazën e fundit, ndodhet zgjerimi me 12 milje I zonave detare në Jon, nga ishujt mbi Korfuz, deri në kepin Tainaro, nga ana e Greqisë. Dekreti përkatës për mbylljen e gjireve, si kusht për zgjerimin, ndodhet në Këshillin e Shtetit. Pasi të miratohet, pritet të paraqitet në Parlamentin Grek për votim dhe miratimi për zgjerimin pritet të shpallet në javët e ardhshme, para fundit të këtij viti.

Menjëherë pas këtij procesi do të fillojë apelimi për në Hagë i cili mund të bëhet me dy mënyra-shpjegojnë burimet qeveritare.

– Paraqitja njëkohësisht në Gjykatën Ndërkombëtare e marrëveshjes kornize me propozimet për delimitimin e zonave detare nga Greqia dhe Shqipëria dhe më pas kundër-paditë e të dy palëve.

– Ose do të vendoset radha e paraqitjes, sipas një metode që përdorin gjykatat, ku pala e parë paraqet memorandumin e saj me shkrim, e ndjekur nga pala e dytë. Më pas  me të njëjtën radhë, paraqiten dhe kundër-padite ,ndërsa gjykata do të shqyrtojë argumentet dhe do të nxjerrë verdiktin e saj.

Pas kësaj procedure, Gjykata Ndërkombëtare do të vendosë përcaktimin e shelfit kontinental dhe ZEE midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA