Britania refuzon bllokimin kombëtar për shkak të COVID-19

29/10/2020 12:00

Qeveria e Britanisë së Madhe po këmbëngul që një bllokim kombëtar nuk do të ishte mënyra e duhur për të përballur ringjalljen e koronavirusit (COVID-19) edhe kur vendet e tjera në Evropë po zgjedhin variacione të kësaj rruge.

Një ditë pasi Franca dhe Gjermania morën masat e tyre kombëtare për të frenuar rritjen e infeksioneve të reja, shtrimet në spital dhe vdekjet, Sekretari britanik i Komuniteteve, Robert Jenrick tha se “Është e drejtë që ne të provojmë gjithçka që kemi në fuqitë tona për të shmangur një bllokim kombëtar”.

Ai tha se virusi është “shumë i përqendruar në disa vende” kështu që mënyra e saktë është që të synohen kufizimet në ato zona me shpërthimet më të këqija.

Qeveria britanike e cila është përgjegjëse për shëndetin publik në Angli, ka përcaktuar një qasje tre-nivelësh për ringjalljen e virusit. Përveç kufizimeve kombëtare të tilla si kufizimi i tubimeve publike, ka masa më të rrepta në pjesë të vendit ku virusi është më i përhapur, të tilla si pjesë të mëdha në veri të Anglisë.

Top Channel