Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne
Azerbajxhani ka akuzuar ushtrinë armene për vrasjen e të paktën 21 civilëve, derisa janë intensifikuar luftimet mbi territorin e shkëputur të Nagorno Karabakut.
Zëdhënësi presidencial i Azerbajxhanit, Hikmet Hajiyev, tha se forcat armene kishin “përdorur municione për të shkaktuar viktima midis civilëve” në Barda, në Azerbajxhanin qendror.
Armenia ka mohuar kryerjen e sulmit dhe akuzoi Azerbajxhanin se sulmoi një maternitet në rajon. Luftimet për rajonin e Nagorno Karabakut shpërthyen më 27 shtator. Territori malor është zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, por udhëhiqet nga armenët etnikë që kanë mbështetjen e Jerevanit.
Deri më tani zyrtarët e të dyja vendeve disa herë janë pajtuar për armëpushim, mirëpo nuk kanë arritur t’i përmbahen atij, duke bërë akuza të ndërsjella.
Konflikti në këtë rajon ka ngjallur frikën se mund të përfshijë edhe dy vende tjera, Rusinë dhe Turqinë. Moska përkrahë Armeninë dhe ka një bazë ushtarake atje, ndërsa Ankaraja i ka dalë në mbrojtje Azerbajxhanit.
Top Channel