Debat në Open/ Spiropali: Presidenti të jetë i baraslarguar nga forcat politike! Abilekaj: Do shkallmoni zgjedhjet si teatrin

29/10/2020 21:50
Ministrja Elisa Spiropali

Mes ministres Elisa Soiropalit dhe Enton Abilekaj është krijuar një diskutim i nxehtë mbrëmjen e sotme në Open, ndërsa po trajtohet Kodi Zgjedhor.

Tema më e diskutueshme dhe që vazhdon ende të gjithë vendin është Kodi Zgjedhor për zgjedhjet që do të mbahen më 25 prill, ku vazhdojnë të kenë debate mes opozitës, mazhorancës dhe presidentit Meta.

Elisa Spiropali ka theksuar se presidenti duhet të jetë i baraslarguar nga forcat politike dhe se ai po bën një lojë politike.

Pjesë nga debati:

Elisa Spiropali: Opozita që garon, presidenti duhet të rrijë aty dhe të jetë i baraslarguar nga forcat politike. Presidenti në shkresën që i ka dërguar kuvendit pretendon se këto ndryshime po i bën vonë sepse duhet të jenë 6 muaj para zgjedhjeve. Ai thotë prisni Komisionin e Venecias që nuk denjon as t’i përgjigjet presidentit me emergjencë. Kjo është lojë politike e presidentit, s’ ka lidhje me standardin zgjedhor”, tha ajo.

Enton Abilekaj: Do të shkallmoni edhe zgjedhjet si teatrin, duhet të kujtoni se Rama iu drejtua opozitës sot se ju jeni aksident i dobishëm.

Bushati: Duhet të marrim të njëjtën njësi matëse për të gjykuar, ne po diskutojmë se çfarë po mendojnë ata, ai tha nuk pjerdh për Europën (për Metën).

Spiropali: Komisioni Europian është shprehur që marrëveshja zgjedhore të ishte në raport sipas OSBE ODHIR, edhe ne do të kishim dashur që opozita në rrugë të vinte të votonte në Kuvend.

 

Top Channel