Spiropali akuza Ilir Metës: Presidenti ka hedhur grepat për të kapur ndonjë peshk në Venecia
29/10/2020 22:57
Vazhdojnë debatet e forta në Open në Top Channnel teksa po diskutohet për votimit e Kodit Zgjedhor pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias.
E ftuar në emision, ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali vazhdoi akuzat ndaj presidentit Ilir Meta ku tha që ai ka nisur fushatën dhe po i merr vendin Lulzm Bashës.
“Ilir Meta ka nisur fushatën. Presidenti është në fushatë. Ai ka marrë një pozicion si lider i opozitës. Meta duhet ta ndajë me Lulin dhe Monikës se kush është lider i opozitës. Ndërkohë që Meta ka hedhur grepat për të kapur ndonjë peshk në Venecia(ku i referohet Komisionit të Venecias)”- tha Spiropali.
Top Channel