1211 raste me COVID-19 në Greqi, 12 pacientë humbin jetën në 24 orët e fundit

29/10/2020 18:16

Greqia vijon të ketë një numër të lartë infektimesh me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 1211 persona duke e çuar në total numrin në 35510. Sipas autoriteteve shëndetësore, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 12 persona për shkak të covid-19.

Ndërkohë 114 pacientë janë në terapi intensive. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. 91.2% kanë sëmundje të tjera ose janë mbi 70 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Greqin, 284 persona janë shëruar pas terapisë intensive.

35 raste janë regjistruar në pikat e hyrjes në Greqi, porte, aeroporte, kufij tokësorë. 335 raste janë regjistruar në Athinë,  275 në Selanik , qyteti që  hyn zyrtarisht në karantine dhe ka në këto momente 1955 raste aktive me covid-19. Ndër qytetet e tjera me më shumë raste të prekurish në 24 orët e fundit veçohen:

24 raste Drama

23 raste Evros

18 raste Janina

19 raste Kavala

30 raste Kozani

51 raste Larisa

30 raste Messinia

30 raste Ksanthi

41 raste Rodhopi

51 raste Serres

Top Channel