Rriten infektimet/ Pas Gjermanisë edhe Franca në karantinë nga Covid-19, Macron: Nga e premtja bllokim kombëtar

28/10/2020 20:42

Pas Gjermanisë, koronavirusi fut sërish në karantinë edhe Francën. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar këtë mbrëmje një bllokim të dytë kombëtar, duke ndaluar lëvizjen mes rajoneve.

Ka qenë vetë presidenti Emmanuel Macron ai që shpalli masën në një konferencë për shtyp këtë mbrëmje por ndërkohë, këshilli i mbrojtjes dhe kabineti po vendosin për shtrirjen e izolimit të planifikuar katër javor me raportet që sugjerojnë se shkollat do të mbeten hapur dhe studimi online do të inkurajohet për fëmijët më të rritur dhe universitetet.

Ndalim qarkullimet gjatë natës janë në fuqi në disa qytete dhe rajone të vendit.  Franca regjistroi 523 viktima të martën.

Top Channel