Rikthimi i Jozefina Topallit/ Ish nënkryetarja e PD shpall lëvizjen politike, sulmon Bashën, Metën dhe Ramën

28/10/2020 19:41

6 muaj para zgjedhjeve Jozefina Topalli ka prezantuar sot pasdite në orën 17.00 “Lëvizjen e saj për Ndryshim”.

Ish-nënkryetarja demokrate pas largimit nga Lulzim Basha ne listat e vitit 2017 ishte shkëputur nga politika aktive, ndërkohë anëtarësia e Partise Demokratike në Shkodër kërkoi rikthim e saj në listat e 2021.

Jozefina Topalli refuzoi te behej pjese e procesit duke e cilësuar farsë pasi iu kërkua të plotësojë një formular ku duhet të deklaronte kontributet e saj në parti.

Sot ish numri dy i Partisë demokratike pritet të zbulojë më shumë detaje rreth nismës së saj: Nëse do kthehet apo jo me parti politike për të garuar në zgjedhjet parlamentare? Kush e mbështet Topallin në lëvizjen e saj të re?

Si dhe te përgjigjet për akuzat publike të Lulzim Bashës se partitë e reja po i krijon Edi Rama.

Top Channel