Te gjithëve na kishin munguar koncertet, sidomos ato me program operistik te zgjedhur me kujdes.
Nisma e fundit “artistët ne presidencë” ben bashkë një grup artistësh me në krye tenorin Armaldo Kllogjeri këtu në Pallatin Presidencial.
Në program mbizotëroi përzgjedhja italiane, por patjetër edhe kënga shqipe. Po ashtu edhe kryeveprat operistike botërore të kompozuara nga Mozart, Beethoven, Verdi e Puçini.
Armaldo Kllogjeri: Programi ishte i zgjedhur nga unë dhe qëllimi i programit ishte argëtimi i pjesëmarrësve në ketë koncert. Arie apo romanca të njohura që vetë publikut ti këndonte bashkë me ne.
Armaldo Kllogjeri: Emocionet e kësaj mbrëmjeje më sjellin ndër mend kur kam kënduar për herë të parë ne skenë operan Rigoletto. Pas një kohe kaq të gjatë krijohet automatikisht sikur del për herë të parë në skenë.
Sëbashku me të interpretuan sopranoja Mariana Leka, bariton Solen Alla, pianistja Ardita Bufaj dhe në harp bashkëshortja e Armaldo Kllogjeri , Aida Kasmi.
Mariana Leka: Programi ishte zgjedhur me shumë kujdes, që në pjesët shqiptare apo të repertorit operistik botëror. U krijua një atmosferë e këndshme. Vetë këndova me shumë kënaqësi.
Top Channel