
24/05 15:52
Te Barcelona situata është vërtetë kaotike. 2 humbjet radhazi në La Liga ndaj Getafes dhe Realit të Madridit por edhe dorëheqja e presidentit Bartomeu kanë rënduar sëtepërmi situatën në shtëpinë blaugrana.
Ndërkohë në javët e ardhshme, skuadra katalanase mund të bëjë edhe pa trajnerin Ronald Koeman.
Holandezi rrezikon të qëndrojë jashtë për 4 ndeshje dhe të gjobitet për shkak të disa deklaratave të tij. Koeman shpërtheu kundër arbitrimit në “El Clasico” dhe tha se VAR-i është i pashpjegueshëm sepse ndërhyn vetëm në raste kundër Barcelonës dhe kurrë për rastet kur katalanasit mund të përfitojnë. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i komisionit të Disiplinës në Spanjë.
Top Channel