Një anije u përmbys pranë bregdetit francez si pasojë e motit të keq dhe humbën jetën dy fëmijë të moshës pesë dhe tetë vjeçare dhe dy të rritur, si dhe është shpallur në kërkim një foshnje.
Anija me emigrantë po përpiqej të kalonte Kanalin e La Manshit për në Mbretërinë e Bashkuar. Zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës mjekësore mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes pas një sinjali ndërkombëtar fatkeqësie ku dëgjoheshin thirrjet e furishme të migrantëve, teksa thoshin: “Na ndihmoni, po fundosemi!”, e u dëgjuan nga një jaht anglez aty pranë.Loon-Plage shtrihet në perëndim të qytetit Dunkirk në bregdetin verior.
Dy fëmijët humbën jetën së bashku me një grua pasi u nxorën nga deti, ndërsa një burrë u gjet pa shenja jete nën varkën e përmbysur.
Kërkimet rifilluan mëngjesin e sotëm për të gjetur një emigrantë të pestë, që besohet të jetë fëmija i mitur i gruas që humbi jetën.
Ndërkaq, pesëmbëdhjetë persona mundën të mbijetonin dhe konfirmuan se një foshnjë kishte rënë në ujë në momentin kur anija nisi të fundosej, pak pas orës 09:30 të ditës së djeshme.
Zëvendës ministrja e brendshme e Francës, përmes një shkrimi në “twitter” shkroi se numri i të vdekurve është “i rëndë dhe ende nuk dihet numri i sigurt”.
Top Channel