Kryeministri izraelit shpërndan statusin e Ballës për forumin e Anti-Semitizmit

28/10/2020 14:56

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka rishpërndarë në ‘Tëitter’ postimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Në postimin e tij Balla shkruante se sot do të zhvillohet Forumi Ballkanik kundër Anti-Semitizmit ku do të marrë pjesë Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo,  Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dhe shumë zyrtarë të tjerë.

Në postimin e tij deputeti socialist shkruante se sot është një ngjarje e madhe.

“Sot takohemi të gjithë së bashku në http://balkans.combatantisemitism.org # Ngjarje e Madhe Historike për Rajonin tonë të Ballkanit! Ne qëndrojmë së bashku me partnerët dhe aleatët tanë # USA🇺🇸

Kujtojmë që vetëm javën e kaluar Shqipëria miratoi në kuvend rezolutën për luftën ndaj Anti-Semitizmit.

Forumi zhvillohet sot nga Kuvendi i Shqipërisë  dhe fillon në ora 16:00.

Top Channel