Koronavirusi/ Maradona futet në izolim, legjenda e futbollit i frikësuar për shkak të abuzimit me drogën

28/10/2020 11:11

Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona është futur në izolim, pasi një prej truprojave të tij shfaqi simptoma të virusit.

59-vjeçari, i cili mbush 60 vjeç të premten, u izolua të martën në shtëpinë e tij në Argjentinë.

Masa e yllit të futbollit, vjen pasi ai është një person me rrezik të lartë, për shkak të abuzimit me drogën.

Në 2004, ai u trajtua në spital për probleme të rënda të zemrës dhe frymëmarrjes të lidhura me abuzimin e tij me drogën.

Para se të shkonte në karantinë, Diego Armando Maradona është parë me një model të ri flokësh. Edhe pse në moshën 59-vjeçare dhe në izolim, Diego vazhdon të eksperimentojë me pamjen e tij.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel