Interi tenton një goditje të madhe me parametër zero. Zikaltrit kanë hedhur vështrimin nga mesfushori holandez i Liverpoolit Georgino Wijnaldum i cili është në skadencë kontrate me The Reds në fund të këtij sezoni.

Mesfushori i përfaqësueses portokalli kërkon të provojë një eksperiencë të re pasi ka arritur të fitojë gjithçka me Liverpoolin dhe Interi shikohet si një opsion i mirë për të ardhmen.

Conte e pëlqen sëtepërmi mesfushorin por Interi nuk kërkon të shpenzojë asnjë euro dhe do të presë verën e ardhshme për të marrë të lirë futbollistin. Wijnaldum është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2016-të dhe në këto 4 vite ka shënuar 19 gola në 196 ndeshje.

Top Channel