Filmi “post-apokaliptik”/ Clooney rikthehet me fantashkencë

28/10/2020 11:56

George Clooney i ka munguar për mjaft kohë botës së kinemasë.

Filmi i tij i fundit si aktor, “Money Monster”, daton që në 2016-tën, ndërsa një vit më vonë, Clooney që tashmë merret dhe me regjizurë, firmosi për “Suburbicon”. Ylli hollivudian tani po përgatit rikthimin, këtë herë me një risi, pasi vjen në zhanrin e fantashkencës, duke interpretuar por edhe drejtuar në “The Midnight Sky”.

Filmi post-apokaliptik, që do të transmetohet në Netflix ditët përpara Krishtlindjeve, bazohet në romanin “Distanca mes yjeve” nga shkrimtarja amerikane Lily Brooks-Dalto dhe rrëfen zhdukjen e racës njerëzore. George Clooney e përshkroi filmin e tij si një përzierje midis “the Revenant”, ku ishte gjithashtu bashkë skenarist, dhe “Gravitetin”.

Është historia e një ekipi astronautësh që zbulojnë ekzistencën e një hëne e cila rrotullohet rreth Jupiterit, dhe paraqet kushtet ideale për të pritur qeniet njerëzore. Ndërkohë, një katastrofë ka goditur Tokën, duke e çuar njerëzimin drejt zhdukjes. Të mbijetuarit e vetëm janë Augustini, i interpretuar nga Clooney dhe një vajzë e vogël, Iris. Të dy do të duhet të bindin ekipin e astronautëve që të mos kthehen në Tokë.

Top Channel