Covid 19 përplas Metën me Ramën/ Presidenti: Situata drejt katastrofës. Kryeministri: Mos fut hundët

28/10/2020 15:19

Situata shkaktuar nga pandemia e covid 19 përplasi ne distance Kryeministrin me Presidentin. Kryetari i shtetit beri publike një letër dërguar Kryeministrit, Kryetarit te Kuvendit dhe Ministres se Shendetesise ku kërkon informacion mbi  numrin e testime, kapacitetet mjekësore dhe spitalore si dhe parashikimet buxhetore per përballimin e situatës se covid 19.

“Situata e pandemisë është rënduar dukshëm javët e fundit. Mendoj se duhet bërë një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues. Elementët themelorë, të përcaktuara qartë nga OBSH, si testimi, gjurmimi dhe trajtimi, kërkojnë natyrshëm një intensifikim të jashtëzakonshëm të masave për realizimin e plotë të tyre.”

Kryeministri Edi Rama nuk vonoi te reagoje, si fillim i kërkoi Presidentit te mos përfshihet ne pune qe si takojnë dhe se dyti e këshilloi te mbaje maskën ne publik dhe ti beje thirrje ish partisë se tij te ndale thirrjet kundër masave anticovid.

“Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore!  Shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh! Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit. Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re.”

Kundërpërgjigjia e Presidencës nuk mungoi  duke i kujtuar Kryeministrit dy nene te Kushtetutës qe i japin te drejte Ilir Metes si President ti kërkoje informacion institucioneve.

Elda Menga

Top Channel