
Juventus e pret Barcelonën në “Allianz Stadium” në Torino ndërsa RB Leipzig udhëton drejt “Old Trafford” në Manchester United, në programin e ditës së mërkurë në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Me fillim nga ora 18:55 do të zhvillohen edhe dy ndeshje ku PSG udhëton drejt Turqisë për ndeshjen me Basaksehir, ndërsa ekipi i Krasnodar pret ekipin nga Londra, Chelsean.
Pas këtyre dy përballjeve, me fillim nga ora 21:00 vazhdojnë ndeshjet e mbetura. Takimet më interesante do të jenë ai mes Juventusit dhe Barcelonës dhe përballja tjetër mes Manchester United dhe RB Leipzig.
Ndeshjet e tjera do të zhvillohen mes Club Brugge dhe Lazios, Dortmund me Zenit, Ferencvaros kundër Dynamo Kiev dhe takimi i fundit mes Sevillas dhe Rennes.
Lajm jo i mirë për skuadrën e Juventusit do të jetë mos paraqitja e yllit të tyre, Cristiano Ronaldo, i cili mbrëmë doli serish pozitiv në testin për COVID-19.
Top Channel