Dyshja Kane-Son nderojnë sërish Tottenhamin, që triumfoi me rezultatin minimal 0-1 në transfertën e vështirë ndaj Burnleyt. “Spurs”-at e Jose Mourinhos vuajtën jo pak mbëmjen e sotme, por ia dolën të çojnë tre pikët në shtëpi, falë formës spektakolare të dyshes sulmuese.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Hueng Min Son në minutën e 76′, me koreano-jugorin që gjuajti saktë me kokë pas një krosimi perfekt të Harry Kane, ndërsa Tottenham u ngjit në kuotën e 11 pikëve, vetëm dy më pak se Everton e Liverpool që kryesojnë kampionatin.
Sfida e fundit e javës së 7 në kampionatin spanjoll ishte ajo mes Levantes e Celta Vigos, që përfundoi në barazim 1-1. Roger shënoi me penallti për skuadrën Valenciane, por miqtë barazuan me anë të Carreira dhe morën një pikë me vlerë.
Top Channel