Qeni ‘rottweiler’ i familjes vret beben disa-ditëshe, tenton ta varrosë në kopësht

27/10/2020 17:01

Një bebe e sapolindur është vrarë nga qeni i familjes i racës ‘rottweiler’ i cili më pas kishte tentuar ta varroste në kopsht foshnjen që qante, ende para se të vdiste.

Foshnja që besohet se ishte vetëm dy-ditëshe u vra nga xhelozia prej qenit, sapo ai u la vetëm me të në një shtëpi në Hamilton, të Zelandës së Re.

Grupet e emergjencës dërguan beben në spital pas mbërritjes, ku foshnja tragjike mbijetoi vetëm për një natë.

Sulmi i qenit kishte ardhur në çastin e parë kur e zonja e shtëpisë shkoi për një moment në tualet, raportonin mediat lokale.

Qeni kishte sulmuar beben dhe menjëherë e kishte marrë për ta fshehur në kopësht.

Grupet e kontrollit të kafshëve në Hamilton po ndihmojnë policinë në hetimet për sulmin fatal.

Kafsha është duke u mbajtur në ambjente të sigurta deri në përfundim të hetimeve.

Dëshmitarët e sulmit vëllezërit Takilesi e Junior Afamasaga erdhën në skenë kur dëgjuan nënë që thërriste për ndihmë.

Takilesi tha: “Nëna përpiqej ta mbante beben zgjuar, ajo më kërkoi për një rrobë dhe unë hoqa bluzën e ia dhashë”.

Një tjetër fqinje e familjes Karen, tha se kishte gjetur nënën që mbante beben thuajse të vdekur në krahë para shtëpisë dhe shton se kishe parë qenin që përpiqej të varroste beben në kopësht.

Kafsha vrasëse ishte adoptuar nga familja vetëm kohët e fundit dhe ishte një nga dy qentë e tyre.

Të dhënat nga Zelanda e Re thonë se 4,958 sulme nga qentë kanë kërkuar shtrim në spital në vitet 2004 deri në 2014.

Shumica e sulmeve kanë ndodhur në shtëpi ndaj fëmijëve nën 10 vjeç.

FOTO GALERI
2/4
Qeni qe besohet te kete kryer sulmin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA