Shtëpia e BIll e Hilary Clinton

Të gjithë jemi kuriozë se ku jetojnë ish të parët e SHBA-së, Bill dhe Hillary Clinton, të cilët u larguan nga Shtëpia e Bardhë 20 vite më parë.

Shtëpia e tyre e tanishme është quajtur “Whitehaven”, e ndodhur në Beltway të Washingtonit.

 “Ishte një reagim emocional. Unë kisha ngjitur në katin e tretë dhe shikoja pemët, në pjesën e pasme të ambasadës britanike dhe thjesht u ndjeva sikur isha në Londër ose New Yorkun e  kohës së vjetër. Kopshtet ishin më të mahnitshmet që kisha parë kudo në turneun tim”, tha  Hilary për shtëpinë e saj.

Shtëpia prej 5.500 metra katrorësh është ndërtuar në vitin 1951. Qëllimi kryesor i saj ishte që të krijonte sa më shumë dritë dhe të krijonte më shumë hapësirë ​​fizike për t’u ulur dhe për t’u çlodhur.

Gjithashtu shtëpia u rinovua nga viti 2003 deri në vitin 2006 me tulla neo-gjeorgjiane të kuqe.

Në kopshtin e pasmë ka pishinë dhe pemë, të cilat krijojnë imazhin e një parajse në tokë.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA