Një vit pa shtëpi/ Dy tërmetet rrënuan strehën e familjes Gjini

27/10/2020 12:16

Pasojat e tërmetit të një viti më parë ende nuk janë shëruar, madje në disa raste ende nuk ka nisur verifikimi i dëmeve.

Banesa e Ismail Gjinit në fshatin Gjyralë të Cerrikut është krejtësisht e pabanueshme që nga tërmeti i shtatorit. Më pas në  nëntor godina mori goditjen përfundimtare dhe çifti i  bashkëshortëve pensionistë prej një viti jeton në shtëpi me qira.

Megjithëse se një ndërtesë relativisht e re, e ndërtuar në vitin 1982, sërish goditja këtu ka qenë shkatërruese, ndërsa çifti i të moshuarve kërkon vetëm atë që ju takon si të dëmtuar nga një fatkeqësi natyrore.

Top Channel