Liban/ Gjenerali Abbas: Nxjerrja nga kampi 5 shqiptarëve fillim i mbarë
27/10/2020 09:54
Në Bejrut kryeministri Edi Rama dhe ministri punëve të brendshëm Sandër Lleshaj bashkë me konsullin e përgjithshëm të Shqipërisë në Liban Marc Ghorayeb u takuan me Major Gjeneral Abbas Ibrahim drejtor i përgjithshëm për sigurinë.
Qëllimi i takimit ishte falenderimi në emër të shtetit shqiptarë për ndihmën e dhënë në nxjerrjen nga Kampi Al Hol të një gruaje dhe 4 fëmijëve shqiptarë.
I dërguari Top Channel në Liban gazetari Muhamed Veliu thotë se që në fillim të takimit gjenerali Ibrahim është shprehur se ky ishte një fillim i mbarë në këtë proces të gjatë e të vështirë riatdhesimi.
Top Channel