Kuvendi rrëzon dekretin e Metës/ Rama: Nuk hyjmë në aventurën që na fton Presidenti

27/10/2020 19:43

Parlamenti nuk do të presë opinionin e Venecias, por në seancën plenare të së enjtes do të rrëzojë dekretit presidencial, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi të ligjit te ri zgjedhor.

Socialistët refuzuan të dëgjojnë thirrjet ne kor të përfaqësuesve europian kryesuar nga Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhely, i cili shpresoi deri momentin e fundit në reflektimin e mazhorancës.

Rama: Parlamenti nuk do prese asnjë sekond, për arsye se ne kemi zgjedhje me 25 prill. Komisoni i Venecias është i mirëpritur, por duke pasur parasysh kohen që kemi ne dispozicion do mbetet per te adresuar opinionin e Venecias përtej 25 Prillit.

Në tentativën për të bllokuar hyrjen ne fuqi të kodit të ri elektoral Kryeministri Edi Rama sheh një skenar të erret të Ilir Metës.

Rama: Nuk ka asnjë mundësi të hyjnë ne spiralen e një aventure, ku na fton Ilir Meta i cili nuk ka qëllim të përmirësojë Kodin Zgjedhor, por ka qëllim të sabotojë nga pozicioni i tij ekstremist antishumicë dhe antiparlament këtë proces.

Pas rrëzimit të dekretit në Komisionin e Ligjeve, Ilir Meta shpërndau në rrjetet sociale reagimet e përfaqësuesve europian duke kërkuar që thirrjet e tyre të dëgjohen deri te enjten nga shumica socialiste .

Top Channel