“Kushton 1.6 milionë euro”/ Braçe publikon foton nga zyra e tij e dëmtuar: E ftoj Bashën  te tregoj zyrën dhe dupleksin…

27/10/2020 12:16

Zv/kryeministri Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale i është kundërpërgjigjur kreut të Partisë Demokratike, lidhur me akuzat e këtij të fundit ku tha se zyra i kushton 1.6 milion euro.

Braçe në këtë reagim ka postuar edhe një foto nga zyra e tij, ku shkruan se është në këtë gjendje që prej 11 muajsh, ndërsa nuk ka hezituar që të sfidojë Bashën, duke i kërkuar që edhe ai të publikojë një foto nga zyra e tij.

“Nga zyra ime 1.6 milion euro sipas Lylit! Kështu prej 11 muajsh. E ftoj Lylin t’u tregojë zyrën e tij, pastaj po mundi edhe dupleksin e shkatërruar pas stadiumit”, shkruan Braçe.

Top Channel