Erling Haaland po vazhdon të mahnisë futbollin evropian dhe tashmë është edhe në qendër të vëmendjes së Realit të Madridit.

‘Los Blancos’ po monitorojnë me vëmendje situatën e talentit holandez për të cilin mendohet se do të bëjnë një tentativë nëse komplikohet transferimi i Kylian Mbappe në kryeqytetin spanjoll.

Sipas gazetarit të ‘Sky Sport’, Fabrizio Romano, Erling Haaland ka me Borussia Dortmund një klauzolë të zgjidhjes së kontratës prej 75 milionë Euro, një cmim ky mëse i pranueshëm, por që do të aplikohet vetëm duke nisur nga viti 2022. Kjo do të thotë se nuk është një opsion i merkatos së verës për Realin e madridit që do të kërkojë të bëjë një blerje me efekt mediatik përsa i përket repartit të sulmit.

Vlen të kujtohet se Mbappe ka me Paris Saint Germainin një kontratë deri në vitin 2022 dhe skuadra kampione e Francës do të duhet të nxjerrë në shitje verën e ardhshme sulmuesin nëse nuk do të ketë rinovim të kontratës së tij për të mos e humbur me parametra zero.

Për Realin e Madridit, blerja e një sulmuesi të ri bëhet një domosdoshmëri, duke qenë se Karim Benzema në dhjetor do të festojë 33 vjetorin e tij. Deri tani Florentino Perez i ka përqendruar forcat te Mbappe, por ai nuk e ka lënë jashtë vëmendjes as 20 vjeçarin Haaland.

Top Channel