Irani ka njoftuar një zbulim të rëndësishëm floriri në provincat juglindore të Sistan e Baluchestan province, me rezerva prej rreth 8 ton të metalit të çmuar.

“Minierat e floririt në Sistan e Baluchestan janë identifikuar së fundmi pas kërkimesh të zgjatura, dhe është lëshuar liçenca për eksplorimin e të paktën tetë ton floriri”, tha sekretari i çështjeve ekonomike të provincës Mandana Zanganeh.

“Për eksplorimin është publikuar thirrja për investitorë të mërkurën, në mënyrë që kapacitetet ekonomike të zonës të shfrytëzohen për krijimin e vendeve të punës,” tha agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim.

Zanganeh i quante më tej Sistan e Baluchestan “ylberi i mineraleve” të Iranit, ku gjenden disa nga minierat ekonomike me rezervat më të mëdha të antimonit, titanit, bakrit dhe floririt.

Zanganeh shtoi se është studiuar 60 përqind e Sistan e Baluchestan ku janë identifikuar rreth 200 mundësi eksplorimi të mineraleve.

Ndërsa krahina e Fanuj llogaritet se ka në bark’ 3.6 miliardë ton mineral titani, në rreth 30 depozita, secila e aftë të nxjerrë 1 milionë ton mineral titani në vit.

Titani njihet si minerali strategjik i shekullit, i emëruar prej zotit grek Titan. Për arsye të forcës së tij, peshës së lehtë dhe rezistencës ndaj gërryerjes, metali përdoren në ndërtimin e avionëve, ashtu si dhe përdorime të tjera në ushtri, hapësirë, në industritë detare, dentistri dhe industri.

FOTO GALERI
1/3
Zanganeh i quante më tej Sistan e Baluchestan “ylberi i mineraleve” të Iranit

Top Channel