Kthimi në Shqipëri i katër fëmijëve dhe një gruaje nga Kamli Al Houl kq kaluar përmes vështirësish të shumta në territorin Sirian kontrolluar nga Kurdët. I dërguari Top Channel në Liban, Muhamed Veliu ka siguruar fotot e konsullit të përgjithshëm Shqiptarë në Liban Marc Ghorayeb, dhe drejtori i drejtorisë së antiterrorit Gledis Nano bashkë me Indrit Doda brënda kampit Al Hol.

Në këto foto ata shihen brenda kampit Al Hol duke kërkuar për gratë dhe fëmijët shqiptarë. Po ashtu në disa foto të tjera është fiksuar momenti ku konculli Shqipërisë në Liban firmos një dokument bashkëpunimi për këtë çështje me Autoritetet Kurde që zyrtarisht njihen ai autoriteti për vetë administrimit e Sirisë Veri Lindore.

Një ditë më parë gazetari Top Channel, Muhamed Veliu raportoi nga Libani me detaje operacionin e ndërmarrë për nxjerrjen nga kamoi të 4 fëmijëve dhe një gruaje. Dy javët e fundit ata në fshehtësi të plotë hynë në Siri nga ku negociuan me Autoritetet Kurde që zyrtarisht njihen ai autoriteti për vetë administrimit e Sirisë Veri Lindore.

Pas shumë negociatash këto autoritete i dhanë dritë jeshile riatdhesimit të vetëm fëmijëve jetim dhe grave të cilat kanë mbaruar procesin e hetimit e ndaj të cilave nuk rëndon asnjë akuzë apo atyre që kanë nevojë për ndihmë mjekësore të specializuar. Konsulli shqiptarë dhe drejtori antiterrorit u futën në kampin al hol dhe identifikuan një pjesë të shqiptarëve që ndodhen aty ku personat tashmë të shpëtuar përmbushnin kategorinë e lejuar nga Kurdët.

Floresha Rasha 3 fëmijët e saj dhe Endri Dumani u nxorrën prej ekipit shqiptarë nga Al hol, dhe nën pasa sigurie u mbajtën në një lokacion të sigurtë në Kamishli, deri në fluturimin në Damask. Shqiptarët e nxjerrë nga kampi u asistuan prej Gjysëm hënës së kuqe siriane në aeroportin e Damaskut për ti cuar deri në Kufirin me Libanin në pikën kufitare të Masna.

Mesditën e të Hënës në Beirut për të parë fëmijët dhe gruan e shpëtuar nga Al Hol erdhi kryeministri Edi Rama dhe ministri punëve të brendshme Sandër Lleshaj. Pasditen e sotme ata do të mbërrijnë në aroportin e Rinasit e mandej do të dërgohen në një qendër pritje në Durrës ku do të jenë nën kujdesin e mjekëve dhe psikologëve.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel