Pasditja e së hënës ishte e rëndësishme për bordin drejtues të Barcelonës që zhvilloi mbledhjen e tij në fund të së cilës, anëtarët e Këshillit Administrativ të Klubit me në krye presidentin Josep Maria Bartomeu vendosi që të mos japin dorëheqjen nga postet e tyre dhe të presin vendimin e autoriteteve shëndetësore katalanase në lidhje me modalitetin e zhvillimit të referendumit të anëtarëve të të gjithë klubit.

Pas mbledhjes Bartomeu doli në një konferencë shtypi teksa theksoi se nuk kishte asnjë motiv që ai të jepte dorëheqjen dhe se pritet një vendim nëse do të lejohet zhvillimi i këtij referendumi në 1 dhe 2 nëntor që ishin edhe datat e propozuara nga skuadra katalanase.

Presidenti i Barcelonës foli për shumë tema dhe padyshim edhe për çështjen Messi me argjentinasin që tronditi nga themelet klubin spanjoll me burofaxin e tij ku kërkonte largimin, diçka që nuk ndodhi me 33 vjeçarin që vendosi të qëndrojë për shkak edhe të kushteve të kontratës së tij.

Në fjalën e tij, Bartomeu tha se e kuptonte zemërimin e Messit, por Barcelona nuk mund të lejonte largimin e tij pasi është në qendër të projektit të saj duke shtuar se shpreson që futbollisti të deklarojë se dëshiron të qëndrojë dhe të rinovojë kontratën. për kreun e Barcelonës, prioriteti i klubit ishte që të niste gjithçka nga kapiteni, ndërkohë që hodhi poshtë akuzat se do të shtyjë Messin të largohet për të shpëtuar financat e klubit duke shtuar se Barcelona nuk ka ndërmend të përforcojë një rival direkt.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA