Milan dhe Roma dhuruan spektakël në fushën e lojës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘San Siro’ por ritmi i lartë në fushë u cënua nga vendimet e gabuara të arbitrave, e në fund dolën të gjithë të pakënaqur.
Piero Xhakomeli dhe mbi të gjithë shefi i dhomës së sistemit të video arbitrimit, Luixhi Naska janë ata në bankën e të akuzuarve për dy penallti të paqena, e për më tepër shmangien e përdorimit të pamjeve filmike.
Ashtu siç ndodh shpesh me futbollistë jashtë formës, edhe këta dy arbitra do të ulen në pankinë, pasi janë përjashtuar për të paktën 1 muaj nga ndeshjet e ardhshme.
Arbitrat shkojnë në monitorin e sistemit VAR vetëm nëse nga salla i këshillojnë rishikimin e aksionit, dhe këtë nuk mund ta bëjë vetë, por në çdo rast veprimet e tyre ishin të gabuara në sfidën Milan Roma.
Në minutën e 69 kontakti mes Benaser dhe Pedro u gjykua si penallti pavarësisht protestave dhe kërkesës për sistemin VAR. Por arbitri mbajti të njëjtin qëndrim e madje ndëshkoi Leao për protesta.
10 minuta më vonë Mançini provoi të ndalojë turkun Çalhanoglu por gaboi ndërhyrjen dhe nuk kapi as topin e as kundërshtarin. Xhakomeli nuk pati dyshime për penalltinë, që faktet treguan se nuk ekzistonte as këtë rast. Ajo çfarë pasoi ishte goli i Ibrahimoviç, e më pas barazimi final i Marash Kumbullës.
Top Channel