Në takim me Beartin, por Ana përqafon Fatjonin! Çdo ndodh në “Për’Puthen”?

26/10/2020 19:02
Ana dhe Fatjoni në Për'Puthen

Kjo javë e “Për’Puthen”, nisi me takimin mes Bearitit dhe Anës.

Në këtë takim, Bearti u paraqit shumë i dhënë pas Anës, ku nuk i kurseu komplimentet për bukuroshen brune.

Madje, djali e përqafoi dhe e puthi vajzën. Pas takimit, një koment kishte Fatjoni, i cili ka zhvilluar më së shumti takimi me Anën dhe e kanë shprehur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin.

Fatjoni tha se e gjitha qëndron brenda kornizës së një marrëdhënie shoqërore, duke mos shfaqur shenja xhelozie.

Pas maturisë së treguar, Ana i dhuroi një përqafim të ngrohtë djalit, e cila u përshkua nga opinionisti Arjan Konomi si i pa vend, duke qenë se në takim ishte me Beartin.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA