Për të dytin vit rradhazi, më i miri i Kombëtares, kapitenit Gjimshiti: Ky nuk është vlerësim vetëm për mua, por i të gjithë djemve… 16/12 11:57
Milani e ka identifikuar sulmuesin e Paris-Saint-Germain, Mauro Icardi-n si një objektiv transferimi, raporton gazeta “A Bola”.
“Rossonerët” e duan argjentinasin si partner ideal të Zlatan Ibrahimoviç-it për sezonin 2021/22. Icardi e kompletoi transferimin e tij nga Interi tek Paris-Saint-Germain dhe kontrata e tij me klubin francez skadon në vitin 2024.
Nëse realizohet ky operacion, skuadra e cila do të prekej më së shumti do të ishte Interi duke ditur rivalitetin e madh mes këtyre dy klubeve.
Top Channel