Kjo e hënë nisi me takimin e Anës dhe Beartit.
Takimi mes tyre shkoi shumë mirë, madje Bearti u shfaq tepër i dhënë për bukuroshen burne. Teksa ishin në një qendër estetike dhe po bënin masazh, biseda mes Anës dhe Beartit u orientua tek Fatjoni.
Përmendja e emrit të tij në takim, nuk u prit mirë nga djali nga Fieri, i cili më pas u përfshi në një debat me Beartin, ku u shfaqën dukshëm shenja xhelozie.
Pjesë nga debati:
Fatjoni: Ajo erdhi përqafoi luanin, e jo tigrin.
Bearti: Mos e ngri zërin. Çfarë po bën me këtë, përse e rrit zërin. Fol qetë, mos u bë djalë i keq.
Fatjoni: Unë nuk jam djalë i keq. E para nuk kishit përse të diskutonit për mua. Unë thash e respektoj Beartin dhe e di që takimi do të jetë mirë, sepse është djalë i mirë.
Ana: Ai të përmendi ty sepse me ty kam bërë më shumë takime.
Fatjoni: Unë i thash që s’ke punë me mua. Unë nuk kam qejf të diskutohet takimi me mua. Nuk ka përse të diskutoj për mua.
Bearti: Si mos të flas për ty, ke dalë me atë (Anën) më shumë për takim. Ti ke fol për mua, më ke thënë luani, tigri.
Fatjoni: Po ja fut shumë kot, po keqkuptohesh pa lidhje.
Top Channel