Katër vjet pas tërmetit të frikshëm/ Në Amatrice, ende s’ka kompensim

26/10/2020 11:42

Më shumë se katër vjet nga nata e 24 gushtit 2016, kur një tërmet i dhunshëm goditi Italinë qendrore duke shkaktuar vdekjen e 299 personave mes Amatrices, Accumoli dhe Arquata del Tronto në Marche.

Qyteti i Amatrice-s ishte ndër ata që regjistruan dëmet më të mëdha. Përveç disa ndërtesave historike atje, u shemben edhe dy ish-ndërtesa të Iacp, të njohura si shtëpi popullore, ku humbën jetën 18 viktima. Familjarët e këtyre të fundit, ende edhe sot nuk i kanë marrë ende paratë e dëmshpërblimit.

Komuna në fakt nuk i ka në dispozicion fondet e nevojshme. Në 8 shtator mbërriti vendimi i Gjykatës së Rieti në lidhje me shembjen e dy ndërtesave. Banesat publike të lartpërmendura, sipas gjykatësit ishin ndërtuar në vitet 1970 pa respektuar rregulloret sizmike. Për këtë arsye, atyre u mungonte autorizimi sizmik i inxhinierisë civile dhe certifikimi i banueshmërisë nga Komuna e Amatrice-s. Për më tepër, entet dhe organet kompetente nuk kishin kryer kurrë kontrolle dhe verifikime të gjendjes së ndërtesave.

Pesë persona të shpallur fajtorë për gabime në ndërtimin e tyre morën dënime që në total shkojnë në 36 vjet burg. Sipas mediave vendase, gjatë procesit disa ente publike janë konsideruar fajtore, në veçanti komuna e Amatrice-s. Atyre u takon tani të paguajnë kompensimin e dëmeve për të afërmit e viktimave dhe t’u shlyejnë atyre rimbursimin e kostove ligjore, pagesa këto që në total duhet të mbërrijnë 18 mijë deri në 383 mijë euro për çdo viktimë.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA