Infermierë, mami, laborantë e profesionistë të tjerë shëndetësor të punësuar në sektorin publik janë duke kërkuar rritje të pagesës nga 18 në 36 euro për punën që bëjnë gjatë 12 orëve të ndërrimit të natës, vikendeve dhe festave.
Për këtë ata i janë drejtuar përmes një shkrese Kryeministrit dhe Ministrit të Shëndetësisë, duke vlerësuar se pagesa prej 18 euro është tejet e vogël krahas punës që bëhet nga ana e tyre.
Tutje ata kanë krahasuar pagesën e tyre me të mjekëve, të cilët nga e hëna deri të enjten paguhen 59 euro, të premten 112 euro, të shtunën 166 euro dhe të dielën 121.
Madje, ata kanë bërë një llogaritje bazike se e kjo pagesë do t’i kushtonte shtetit 2 milionë euro në vit.
Ndërsa Shërbimi Spitalor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim. Derisa kanë refuzuar t’i jap leje Top Channel për të zhvilluar biseda me disa infermierë lidhur me këtë kërkesë dhe për të marrë xhirime për punën që bëjnë në veçanti gjatë pandemisë.
Top Channel