Çmimet për aeronautikën/ Mbyllet në Vlorë “Albania open”

26/10/2020 12:26

Edicioni i 21 i Aeronautikës, Albania Open i zhvilluar në Vlorë, uli siparin e tij dhe gjithçka u mbyll me një ceremoni ku u dhanë edhe çmimet për fituesit e këtij evenimenit.

Në këtë kampionat morën pjesë rreth 30 sportistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ndërkohë që nuk është më një risi as pjesëmarrja e sportisteve femra. Ishte një kompeticion që për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia coronavirus, u zhvillua me një numër të kufizuar garuesish.

Ai që triumfoi në këtë edicion të 21 të Albanian Open ishte sportisti nga Kosova Fanol Shala, që mori trofeun në ceremoninë e mbylljes. Rivalët e tij më të afërt në këtë kompeticion ishin sidrit Deda, Xhonatan islami dhe Arbër Xhaja që u renditën respektivisht  në vendin e dytë, të tretë dhe të katërt.

Aeronautika tashmë është një disiplinë sportive që është kthyer në një traditë. në të njëjtën kohë është edhe një promovuese e mirë për turizmin në vendin tonë me qytetin e Vlorës që është kthyer prej 2 dekadash në shtëpinë e këtyre sportistëve që sfidojnë lartësitë nga ajri

Top Channel